Covid ka depërtuar edhe në stafin mjekësor në Elbasan.
Sipas ‘Report TV’, kanë rezultuar pozitivë 4 persona, një prej tyre infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.
Infermierja ka shfaqur simptomat disa ditë më parë. Stafi i repartit të gjinekologjisë është vetëkarantinuar, për këtë arsye është mbyllur përkohësisht.