Tashmë mund ta përgatisni shpejt dhe thjesht, me përbërës që i keni në shtëpi. Gëzojini fëmijët me një surprizë si kjo dhe niseni të dielën bashkë me ta. Me siguri, pas kësaj recete, ata do  dta kenë akulloren e tyre të prferuar.

Çfarë nevojitet

120 gr gjalpë

100 gr sheqer

65 gr miell

1 vezë

1 lugë kafeje vanilje

25 gr kakao

1/4 lugë kafe kripë

Hapi 1

Përgatisni furrën në 180 gradë dhe shtroni në tepsi letër të sulfurizuar.

Hapi 2

Shkrini gjalpin duke e përzier vazhdimisht.

Hapi 3

Përzijeni gjalpin em sheqerin dhe në vazhdim shtoni vezën dhe vaniljen. Në fund shtoni kakaon, miellin, kripën dhe përzijeni.

Hapi 4

Shtrojeni masën e krijuar në tepsi. Piqei për 10 minuta deri sat ë krijohet një shtrësë e hollë e ngjashme me kekun.

Hapi 5

Nxirreni nga furra dhe lereni të ftohet. Me një thikë të nxehtë prijeni në dy pjesë.

Hapi 6

Shtroni akulloren (pak të shkrirë) dhe mbështilleni me pjesën tjetër kekut.

Hapi 7

Vendoseni në ngrirje për rreth dy orë.

Janë gati për t’u shijuar…