Në mëngjes të gjithë duam diçka të shpejtë dhe të shijshme, sepse asnjëherë nuk na premton koha. Nëse ju është mërzitur tosta, atëherë është koha të eksperimentoni me këtë omëletë, recetën e së cilës e ka ndarë Erida Kabashi.
Përbërësit që ju duhen:
• 2-3 vezë
• 1 kungull
• 1 karotë
• kripë
• piper
• vaj ulliri
• arrë moskat
Mënyra e përgatitjes:
Thjesht perimet e grira në rende i bashkojmë me 2-3 vezë. U grijmë pak djath kaçkavall ose të bardhë. U hedhim kripë, pak piper dhe arrë moskat nëse e preferoni. E skuqim në tigan me pak vaj ulliri dhe ja ku u bë një mëngjes i shijshëm dhe i shëndetshëm dhe super i shpejtë.
View this post on Instagram