Sot, arti është në zi! Muzika, veçanërisht sepse ajo humbi një nga ikonat e jashtëzakonshme të saj...Dirigjenti legjendar, kompozitori italian Ennio Morricone ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në një klinikë në Romë bëri me dije familja e artistit të ndjerë.

Ai njihet për realizimin e shumë kolonave zanore të filmave më të famshëm të kinematografisë botërore, ndërkohë që është vlerësuar me dy çmime Oskar në vitin 2007 dhe 2016-të!

Disa nga realizimet e tij muzikore më të mira janë për filmat The Good, the Bad and the Ugly, Malena, Once Upon a Time in the West, Cinema Paradiso, e plot të tjerë!

 

Morricone ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive, por ai fitoi një trofe me të madhin Quentin Tarantino-n, në filmin "The Hateful Eight (2015)".

Ai ka fituar gjithashtu edhe disa çmime të rëndësishme si Grammy Awards, dy Golden Globes, pesë Anthony Asquith Awards nga BAFTA në periudhën e viteve 1979-1992 si dhe The Polar Prize në 2010-ën.

Lamtumirë mjeshtër!