Kjo është Princesha Beatrice!

Ose e njohur ndryshe si Princesha Beatrice Elizabeth Mary Mountbatten-Windsor e York, mbesa e Mbretëreshës Elizabeth.

Por, me sa duket, asaj për pak iu vendos një emër tjetër, po të mos ishte për Madhërinë e saj.

Sipas The Express, fillimisht për Beatrice-n u mendua të quhej Annabel — që të themi të drejtën tingëllon një emër shumë mbretëror. Por Mbretëresha Elizabeth nuk ishte aspak dakord që mbesa e saj të quhej Annabel.

Për këtë arsye u deshën plot dy javë për të shpallur në publik emrin e Beatrice-s pas lindjes së saj.

Sido që të jetë, Beatrice ka një lidhje mbretërore falë faktit se është emri i vajzës së Mbretëreshës Victoria. Ndërsa, emri i saj i dytë është Elizabeth –  emri i Mbretëreshës, ndërkohë Mary përveçse një emër mbretëror, është edhe emri i mesëm i nënës së Sarah Ferguson.

Pra Mbretëresha nuk gaboi me këtë zgjedhje. Nuk kishte sesi!