A ka një dashuri të re në jetën e Belen Rodriguez? Kur u përfol gjatë në media se ylli argjentinas po vuan fundin e historisë së dashurisë me Stefano De Martinon, tashmë një kapitull i ri në çështjet e zemrës duket se ka nisur për të.

Belen Rodriguez është kapur "mat" nga fotografët në kabinën e një jahti duke u puthur me biznesmenin simpatik Gianmaria Antinolfi. Pas krizës me De Martinon, showgirl-i i famshëm po ngushëllohet në krahët e një tjetër partneri, me të cilin ajo ka shijuar fundjavën e kaluar në Capri.

Kush është Gianmaria Antinolfi, puna, jeta private dhe Instagrami

Partneri i ri i Belen Rodriguez, emri i plotë i të cilit është në të vërtetë Giovanni Maria Antinolfi ka lindur në 30 qershor të vitit 1985 në Napoli dhe jeton në Milano. I diplomuar në Ekonomi dhe Biznes në Universitetin e Napolit, ai gjithashtu ka një diplomë master në Menaxhim nga Bocconi. Antinolfi ka punuar në disa kompani në sektorin e modës dhe që nga viti 2017-të, ka qenë menaxher i shitjeve në dy kompani, Caravel Pregiate Spa dhe France Croco: të dy kompanitë janë të specializuar për lëkurën e imët për modën e lartë dhe janë pjesë e Kering Group, kompani ndërkombëtare që zotërojnë marka të famshme si Gucci, Yves Saint Laurent, Balenciaga, Alexander McQueen, Bottega Veneta dhe Pomellato. Dihet shumë pak për familjen Antinolfit, përveç faktit që ai ka një motër të martuar në vitin 2017-të. Diskret dhe larg jetës së spektaklit, ai ka një profil privat në Instagram (gianmariaantinolfi).

Ndërkohë, edhe Stefano De Martino duket se po jeton një histori të re dashurie. Partnerja e tij? Mariana Rodrifuez! Ata të dy janë fotografuar së bashku gjatë një darke dhe fotot kanë përfunduar në faqen e parë të së përjavshmes italiane Chi.

Kush është Mariana Rodriguez?

Ajo ka lindur në Caracas, Venezuelë në vitin 1991! Mariana Rodriguez është një modele që u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në reality show-n "Ishulli i famës", e në këtë emision ajo filloi një lidhje me kolegun e saj të anijeve Simone Susinna. Me të mbërritur në Itali dhjetë vitë më parë, ajo u diplomua në shkencat humane para se karriera e saj në botën e modës të ndërpritej. E kaluara e saj shënjohet nga një fëmijëri e vështirë. Në disa dalje publike ajo ka thënë se ka pësuar episod dhune së bashku me nënën e saj.