Ne nuk ia kemi zbuluar ende partneren, madje publikisht ai nuk ka folur ndonjëherë për lidhjet e dashurisë. Përveç ndonjë rasti kur e ka shmangur pyetjen, Mentor Haziri nuk na ka lënë të kuptojmë më shumë për historitë e tij të dashurisë. Ama kjo periudhë ka qenë e frytshme në projektet e reja muzikore. Një prej këngëve të tij të fundit, “Mara” është vlerësuar edhe si kënga më e mirë në “Netët e klipit shqiptar”.

Një tekst i punuar me shumë kujdes, shoqëruar edhe me një klip interesant, “Mara” vjen si një dedikim për Hazirin. Siç rrëfeu ai pasditen e sotme në “Rudina”, Mara është një emër që atë e ka intriguar prej kohësh. Si fillim, Mara vjen si figurë historike - motra e Skënderbeut mbante këtë emër, një prej figurave femërore më të adhuruara. Por “të priftë e mara” të urojnë të gjithë gegët sapo i takon... Mara është një emër i mbarë, ndaj edhe Mentor Haziri, ende pa e pasur të qartë tekstin e këngës, kishte të qartë titullin që do të mbante ajo.

Kështu ndodhi. Takoi kompozitoren Erjona Rushiti, i rrëfeu asaj adhurimin që kishte për këtë emër, dëshirën dhe lindi kënga - një dedikim i ndjerë i emrit dhe figurës femërore shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MENTOR (@mentorhaziri) on

Ama paska qenë edhe më shumë se kaq. Siç tha vetë këngëtari për “Rudina”, Mara është edhe emri me të cilin ai do ta pagëzonte vajzën e tij: “Mara, po...” tha ai me të qeshur pas pyetjes së Rudinës nëse ky emër do te ishte zgjedhja për emrin e vajzës së tij...

“Ja dhe një deklaratë publike për emrin e vajzës...”,- tha Rudina pas konfirmimit të Mentor Hazirit.

Ku i dihet, pas pak vitesh, edhe Mentori do të jetë i riftuar në studion e saj me Marën e tij...

Ne ndërkohë kemi nisur “kërkimet” për të zbuluar mamin e Marës...