Aktorja e njohur shqiptare, Arta Dobroshi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Shkumbin Jakupi janë bërë prindër të një djali.

Lajmin e ka bërë të ditur Prive, që ka postuar edhe foton e parë të familjes së re, si dhe ka zbuluar emrin e të porsalindurit. Çifti ka zgjedhur një emër shumë të veçantë për të voglin, Tom Engjëll.

Arta është treguar shumë diskrete gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjithmonë është ka qenë e rezervuar lidhur me jetën e saj private.