Title: Under the shadow of Turkey Hill

Titulli në origjinal: In the Shadow of Rooster Hill

Author: Osvalds Zebris

Translated by: Angela Chikopano

Genre: Roman

Date of publication: July, 2020

Number of pages: 236

Price: 800 ALL

Latvian literature

General information about the book

“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm leton. Me aftësi të madhe, autori trajton tema të ndryshme: luftën dhe sakrificën e të rinjve letonë, të cilëve iu desh të rriten me ngut dhe që e paguan me gjak refuzimin e sundimit të huaj në tokën e tyre; dhunën e verbër dhe irracionale të masave fshatare që, në luftën kundër zotërinjve, më shumë se drejtësinë, kërkonin hakmarrjen; antisemitizmi i tmerrshëm që zotëronte kudo te njerëzit, të pasur a të varfër qofshin, edhe mes atyre që kishin një rol institucional dhe duhej të përdornin më shumë logjikën; fati i hidhur i brezit të parë të mësuesve letonë, të shtypur gjatë regjimit racist, që në atë mënyrë kërkonte jo vetëm të kthente rendin në provincat e robëruara, por edhe të godiste identitetin gjuhësor e kulturor të popullit leton, duke eliminuar fizikisht inteligjencën, intelektualët e vendit, ajo që kishte në mësimin e gjuhës mëmë një element thelbësor për ngritjen e shpirtit kombëtar. “Nën hijen e Kodrës së gjelave” është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.

Kritika

Romani “Nën hijen e Kodrës së gjelave” përcjell një mesazh psikologjik tepër të hollë rreth fajit individual dhe atij kolektiv.

                                                                                                                        Diena, periodiku më i madh leton

Çmimi i përvitshëm letrar i Bashkimit Europian ka meritën e madhe, sepse na njeh me autorë të vendeve të quajtura – padrejtësisht – periferike. Kësaj radhe i takon Letonisë, me një roman historik: dy familje të mbërthyera në shtjellën e lëvizjeve antiraciste të 1905-s, vendimtare për identitetin kombëtar.

                                                                                                                                    Il venerdì (la Repubblica)

Autori

Osvalds Zebris (1975) është shkrimtar dhe gazetar leton, ka një master në ekonomi, është marrë me çështje të komunikimit dhe të marrëdhënieve me publikun, si dhe ka qenë redaktor në gazeta e revista të ndryshme. Në vitin 2010, me librin e tij të parë, një përmbledhje tregimesh me titull BrÄ«vÄ«ba tÄ«klos (“Liria në rrjete”) fitoi Çmimin e Letërsisë Letone për debutimin më të mirë. “Nën hijen e Kodrës së gjelave” u shkrua dhe u botua për serinë “Ne. Letonia, shekulli XX”. Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Letonë.

Fragmente nga libri

1) Kisha shpresa se do të çlirohesha nga barra që më zinte gjysmën e frymës, gjysmën e mendjes e gjysmën e zemrës. Fiks një vit më parë. Po shpresa nuk gjallonte, ajo ishte një gujavë e zbrazur pa bërthamë; kujtimet ishin aq të forta sa më përndiqnin ëndrrave: unë qëlloja pa fund djem, vajza, huta. Kujtimet më ngjallën edhe xhelatët që më ndoqën gjithë vitin hap pas hapi dhe vetëm tani më lanë të qetë. Do t’u ketë vajtur lajmi që kam rilindur.

2) Dhe pastaj, krejt beftë, kuptova se po të mos piqesha me gjysmën tjetër të vetes, me atë Rudolfsin që dergjej në Kodrën e gjelave e endej nëpër dëborën e thellë të pyllit, atëherë nuk kishin ç’të më bënin. Nuk mund të dënonin një gjysmë njeriu për një krim që, në fakt, e kishte bërë gjysma tjetër. Le pastaj që gjysma e pafajshme ishte ndrequr, ndiente keqardhje dhe po bëhej gati të fillonte një semestër të gjatë shkollor.

3) Faji. E mbaj mend mirë sa naiv isha para se të njihja armikun tim. Sa kohë kishte që rrinte e më priste, ngjeshur fort si një sustë, që dikur do të më kërcente mbi shpinë e do të kapej fort pas meje?

4) Tani i vinin flakën çdo gjëje dhe ishte e pamundur të kuptoje nëse ishte rendi i ri që luftonte të vjetrin duke e shkrumbuar, a ishte i vjetri që shkatërronte me tërësej, para se të merrte arratinë.

5) I peeled the bark that had been holding my breath for a long time. No, now I have it clearer than ever: I had to burn the school, that there was conceived this wicked and ugly hope that, one day, I would become the one watching the farm and its people from the top of the hill. The sin of pride.