Të premten, Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një martesë private në Royal Chapel of All Saints në Royal Lodge, Windsor.
Princesha 31-vjeçare nuk preferoi të stilonte një fustan të veçantë për dasmën e saj, por huazoi fustanin e gjyshes së saj të dizenjuar nga Norman Hartnell, si dhe përdori kurorën Queen Mary, që mbretëresha mbajti në ditën e dasmës së saj në 1947-ën. Ndërsa flokët Beatrice i kapi në gjysmë, duke ruajtur një stil minimalist në tërësi.
Fustani i bardhë i princeshës Beatrice u vesh për herë të parë nga Mbretëresha në Hapjen e Parlamentit në vitin 1967.
Pallati Mbretëror ndau edhe një foto të Mbretëreshës dhe Princit Philip me nusen dhe dhëndrin, sigurisht duke ruajtur distancën fizike.
Përveç Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, në ceremoni ishin të pranishëm vetëm një pjesë e vogël e rrethit të saj të ngushtë familjar, për shkak të udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjithsej në dasmë ishin të pranishëm 20 persona.
Lexoni edhe:
Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit Mbretëror