Mes valës së nxehtësisë që po mban të gjithë vendin dhe nevojës për të vënë një maskë sa herë që të duhet të dalësh, i vetmi stil flokësh i rehatshëm që do ta merrje në konsideratë këtë periudhë është fare i thjeshtë, por edhe i përdorur nga të gjitha.

Cili është modeli më i lehtë, më tërheqës i verës që zgjat vetëm disa minuta?

Një mbledhje flokësh bisht. Në përpjekje për t'u ndier gjithmonë e më rehat, edhe për faktin se pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë në shtëpi për shkak të koronavirusit, ky model flokësh është edhe më i përshtatshëm.

"Ky vit është i ndryshëm nga të gjitha vitet e tjera, sepse është e vështirë të gjesh një stil flokësh, i cili nuk të pengon edhe të mbash maskën në fytyrë",- tha Devin Toth, hairstylist në një sallon bukurie në NY. "Zakonisht, flokët bisht janë trendi më i thjeshtë e më i kërkuar gjatë verës, por këtë vit nuk do dëshironi as tendenca flokësh që mbulojnë fytyrën."

Modeli i ri i këtij stili flokësh, ndoshta është më i qëllimshëm sesa stili juaj i zakonshëm, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i mërzitshëm. Nëse me të vërtetë po ndiheni sikur po eksperimentoni, Toth ju rekomandon të bëni një kombinim për të ndryshuar. Për shembull, mund ta shoqëroni bishtin me një shall me ngjyra.