Kanye West e ka pranuar edhe më parë publikisht se vuan nga çrregullimi bipolar dhe se i ndodh të bëhet paranojak për gjithçka. Madje ai ka treguar se dikur mendonte se i kishin vendosur chip në kokë për ta përgjuar. Në një intervistë me David Letterman, vitin e kaluar (maj 2019) reperi foli rreth eksperiencës së tij me këtë çrregullim.

“Nëse nuk marr mjekimin çdo ditë, që të më mbajë në një gjendje të qëndrueshme, mund të përfundoj në spital. Filloj të bëhem i paqëndrueshëm dhe ta shpreh personalitetin tim më mirë. Bëj veprime adoleshentësh. Kjo është eksperienca që kam përjetuar për dy vitet e kaluara, sepse kam vetëm dy vite që jam diagnostikuar… Ka momente kur të duket sikur të gjithë duan të të vrasin. Nuk ke besim tek askush.

Ata [mjekët] të vendosin pranga, të drogojnë, të vendosin në një shtrat dhe të largojnë nga të gjithë njerëzit që njeh. Mendoj se kur je në atë gjendje duhet të kesh pranë dikë që ke besim. Është mizore dhe primitive kjo metodë!” -është shprehur ai.

Por çfarë është bipolariteti dhe si ta dallojmë kur dikush vuan nga ky çrregullim?

Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme bëhen të paparashikueshme dhe të shtuara. Një njeri bipolar shkon shumë shpejt nga ekstremi në ekstrem, pra nga të qenit i lumtur dhe energjik, në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.

Kur personi bipolar është me humor të keq, ai flet shumë, është i irrituar dhe shpesh kundërshton të tjerët. Ai mund të veprojë në mënyrë agresive dhe ka humor të paqëndrueshëm. Humori i mirë që karakterizohet me eufori, ndjesi të mirë dhe gëzim të pazakontë, mund të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme, duke u zëvendësuar nga nervozizmi, zemërimi i pashpjegueshëm, tensioni, shqetësimi, madje edhe depresioni.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi bipolar kanë tendencë të kryejnë një seri aktivitetesh pa u menduar shumë. Thurin shumë plane pa marrë parasysh rezultatin. Disa njerëz që vuajnë nga bipolariteti kanë edhe ide vetëvrasëse.

E akuzoi se donte ta mbyllte në spital, Kim reagon pas deklaratave shokuese të Kanye-s