Dy pacientë në moshë të re kanë ndërruar jetë sot tek spitali Infektiv në kryeqytet, aty ku ishin të shtruar prej disa ditësh. Një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ishte prekur nga Covid-19 dhe po trajtohej në terapi intensive prej 10 ditësh në spitalin Infektiv. Mësohet se e ndjera ishte me profesion farmaciste dhe ka lënë pas një vajzë 13 vjeçe. Ajo jetonte në Durrës, ndërkohë që farmacinë e kishte në Fushë-Krujë dhe tamponi i është bërë pikërisht atje.
Ndërsa, një tjetër pacient në moshë të re ka ndërruar jetë pak orë më parë! Një 26-vjeçar nga Kavaja ka humbur betejën me koronavirusit, pasi prej katër ditësh ishte i shtruar tek Infektivi. Mësohet se i riu vunante nga talasemia dhe kjo sëmundje ia ka vështirësuar edhe më shumë përballjen me virusin.