Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër më pak se 2 muaj më parë.

“Të dashurojmë Krid”, -shkroi mes të tjerash Klea në foton e parë që ndau me publikun, duke zbuluar emrin e veçantë të vogëlushit. Një emër i shkurtër, i thjeshtë që të ngelet në mendje. Njësoj i ka mbetur në mendje edhe Kleas që kur e dëgjoi për herë të parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Nëse të gjithë kemi pyetur veten pse çifti i njohur i skenës bëri këtë zgjedhje për sa i përket emrit të të birit, Klea na e ka shuar kuriozitetin në një postim në Instastories.

E pyetur nga ndjekësit për kuptimin e emrit Krid, Klea u përgjigj:

“Më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ia vura birit tim. Sepse thjesht u dashurova. Kaq!”

Krid po bën gati 2 muajsh, por duket se duhet të presim edhe ca kohë për të parë portretin e tij, pasi Klea thotë se është ende i vogël për ta ekspozuar.