Ajo, një histori e patjetërsueshme dashurie...Nga ato më të ëmblat, që nuk gjenden në asnjë sagë "love story" të letërsisë botërore apo subjekti kinematografik që mund t'i rikthehesh sa herë ti dëshiron! Ajo është një ndjesi që jetohet! Çdo ditë, këtu në Shqipëri, gjetkë nëpër Europë, në botë, kudo!

Një këngë napoletane e fillim shekullit të kaluar, në vargjet e saj thotë: në pamjen tënde Brigitta dukesh si një filxhan kafeje, me sheqerin poshtëdhe me ëndje për të të rrufitur! Ky është një tribut për një vajzë që rezervon misterin në natyrën e saj, por që asnjëherë nuk e fsheh ëmbëlsinë! Kështu ngjan edhe historia e Alketa Vejsiut me Kimbon! "Amore, a la prima vista"! Pa asnjë mëdyshje! Për të gjithë ata që e njohinAlketën, si një personazh publik me një reputacion të lartë, energjia nuk i shteron kurrë, edhe kur flet, edhe kur vepron, në çdo zgjim mëngjesi, ajo është si një makinë "Ferrari", sa ndonjëherë pyet veten: A ka vallë ajo nevojë për "karburantin" alla kafeinë që të marrë dozat e duhura të forcës dhe energjisë për të nisur ditën?! Në fakt, ka! Edhe shumë,madje! Sidomos prej ditës kur zbuloi Kimbon! Alketa e ka kthyer në një zakon të përditshmërisë, madje në një stil jete gjerbjen e një kafeje pa kafeinë, të kuptohemi! Dhe ajo zgjedh gjithmonë Kimbon!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIMBO Albania Official (@kimbo_albania_official) on

Kafenë italiane, 100%  napoletane! E shijshme! E Plotë! Që nuk bën kompromise me cilësinë! Ndaj, lidhja e tyre është kaq speciale! Pa harruar edhe AlketaVejsiun me Italinë, një histori dashurie e "ngjizur" shumë herët, që kur punonte në Top Albania Radio dhe transmetonte muzikën e preferuar të dëgjuesve përmes të parës radio private në Shqipëri, apo kur së fundmi preku magjinë në skenën e madhe të "Sanremos", në festivalin që i rezervoi vendin e nderit prezantues shqiptare, që u duartrokit gjatë përpara të pranishmëve në sallën "Ariston", por edhe audiencës masive që nuk i kurseu virtualisht komplimentet për këtë pjesëmarrje! Alketa dhe Italia, janë një dashuri me "themele të forta" që nuk do të shterojë kurrë...Njësoj si aroma e kafesë së famshme napoletane, që të deh që në momentin e parë që të serviret në tavolinë, Kimbo zgjodhiVejsiun si Brand Ambasadoren zyrtare për Shqipërinë. Dhe kjo nuk ishte një zgjedhje e rastësishme, por një qasje që evoloi në një bashkëpunim ku të dyja palët ishin bërë për njëra-tjetrën!  

Çdo produkt i ri, çdo fushatë publicitare apo nismë e Kimbos do të përfaqësohet zyrtarisht nga AlketaVejsiu, si imazhi i besuar i kësaj marke kafeje prestigjioze.

Çfarë e bën Kimbon, një kafe speciale?

Një zinxhir kujdesi dhe angazhimi që nga kokrra e parë e kafesë e deri tek cilësia e paketimi i çdo produkti! Që ju të shijoni një kafe të mirë, stafi dhe drejtuesit e Kimbos shkojnë shumë larg...Sepse aty varet gjithçka, tek cilësia e lëndës së parë! Kjo është arsyeja pse Kimbo S.p.A. i kushton vëmendje zgjedhjes së kafesë së gjelbër nga ato vende që e prodhojnë atë në të vërtetë. Shumë vende prodhojnë tipologji të ndryshme kafeje, duke treguar faktin se procesi i përzgjedhjes është shumë strikt dhe garanton një mishelë të perfeksionuar që mbetet gjithnjë e njëjtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIMBO Albania Official (@kimbo_albania_official) on

Të gjitha fazat e kultivimit të kafesë shikohen me kujdes dhe i nënshtrohen kontrolleve të shumta. Shihet mënyra se si bima mund të rritet e shëndetshme dhe të prodhojë një cilësi të shkëlqyeshme të manave të kuq. Të njëjtat mana që fshehin thesarin e tyre më të çmuar brenda: kokrrat e gjelbëra të kafesë. Këto thahen nga dielli më pas, dekortikohen dhe  dërgohen në Itali! Kimbo e ndjek në mënyrë rigoroze këtë proces duke mbikëqyrur çdo hap, që bëhet edhe më i lehtë me implementimin e teknologjisë së re dhe moderne. Kjo e fundit e ndërthurur me eksperiencën e mirë nxjerrin një produkt final fantastik. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIMBO Albania Official (@kimbo_albania_official) on

Pjekja bëhet në tre faza: dehidrim i cili eliminon lagështinë, pastaj pjekjen, dhe në fund procesin e ftohjes që bëhet në temperaturën e dhomës. Kjo është faza në të cilën kafeja përvetëson të gjithë aromën e saj. Një pjekje pak a shumë e fortë i jep një më shumë ngjyrë dhe shije më pak të fortë. Kjo është ajo ku përvoja e njerëzve në Kimbo bëhet thelbësore për të përcaktuar temperaturën dhe kohëzgjatjen ideale, duke kontrolluar çdo moment të procesit në kohë reale. Tek emri Kimbo kulmojnë gjithë faktorët pozitiv, nga historia e vjetër e kulturës napoletane të kafesë unike, tek teknologjia, përvoja, stafi i kualifikuar, etj!

Rezultati? Kafeja juaj e preferuar në shije dhe aromë!