Nëse je brune dhe dëshiron që:
A. të të zgjaten flokët më shpejt dhe
B. të kenë shkëqim dhe ngjyrë të njëtrajtshme, bën mirë të kërkosh në dollapin e kuzhinës, sepse atje do të gjesh përbërësin që do të të ndihmojë më shumë se çdo gjë tjetër.
Bëhët fjalë për kafenë. Siç kanë treguar hulumtime të ndryshme, kafeina e ndihmon fijen e flokut të rritet më shpejt dhe lufton rënien e tij. Gjithashtu, kafeja i jep shkëlqim ngjyrës së flokëve dhe i bën ato të duken më të shëndetshme.
Çfarë duhet të bësh?
Mbaj llumin nga një kafe turke dhe pasi ta përziesh me pak ujë, në mënyrë që të hollohet, aplikoje në fokë të lara dhe lere për 20 minuta. Më pas, shpëlaje me ujë të bollshëm.
Një tjetër mënyrë është të përgatisësh një kafe (pa sheqer) dhe pasi të ftohet ta aplikosh në flokë të lara dhe më pas ta shpëlash, duke përdorur edhe balsam, si zakonisht.