Edhe pse ishte në krye të fronit, Selena Gomez vendosi të heqë dorë nga platforma dixhitale për një kohë të gjatë. Por është rikthyer.

Këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale.

Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim” – thotë Selena ndër të tjera.

Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”,- shton Selena.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Po ashtu, paralajmëroi se po punon për disa projekte të cilat mezi po pret t’i ndajë me fansat.

Gomez u shpall femra më e ndjekur në botë në Instagram në vitin 2016, por “ra” nga froni në 2019-ën nga Ariana Grande, e cila ka mbi 190 milionë ndjekës, ndërsa Selena me 184 milionë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Things I’ve been doing in quarantine- settling into my new house and guitar lessons ð?¥°

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on