Autoritetet lokale në Francë mund ta detyrojnë vendosjen e maskës edhe në hapësirat e jashtme për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, një një postim të tij të fundit në Twitter.

â??Ky vendim mund të merret në nivel lokal, varësisht situatës së epidemisë në secilin rajonâ?-, shkroi Veran në llogarinë e tij.

Qeveria e Francës tashmë i ka bërë të detyrueshme maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë transportin publik dhe dyqanet.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur â??fitoren e parëâ? ndaj koronavirusit në qershor, kohë kur Franca i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme. Por tani shpërthimet lokale të rasteve vazhdojnë.

Të enjten, Franca raportoi 1377 raste të reja me Covid-19.

Në total, Franca, një ndër vendet më të goditurit në Evropë, konfirmon mbi 200,000 raste të të infektuarve dhe më shumë se 30,000 viktima.