Në "normalitetin e ri" që po jetojmë të gjithë këto kohë, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, është edhe një kategori tjetër e shoqërisë jo pak e riskuar! Gratë që janë bërë rishtazi mama dhe që ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht gjiri. Nëse bëni pjesë në kategorinë e të prekurve me Covid-19 dhe po ushqeni fëmijën tuaj me gji, atëherë Instituti i Shëndetit Publik në vend sapo ka bërë një njofim me rëndësi, ku thekson se ende nuk ka ndonjë studim të konfirmuar që fakton kalimin e sëmundjes nga nëna tek fëmija. Ndërkohë, krahas këtij detaji, ISHP ndan edhe rregullat strikte që duhet të zbatojë çdo nënë e re këto kohë!

Postimi i plotë:

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.

Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura