Pavarësisht impaktit të COVID-19, shitjet e iPhone-ve u rritën me 2% krahasuar me vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar kemi nisur shitjet e modelit të ri iPhone në fund të muajit shtator, këtë vit presim që të shtyhet disa javë më vonë”, ka thënë Luca Maestri, drejtor i financës në Apple Inc.

Sipas, Business Magazine, kjo është një traditë që modelet e reja prezantohen në Shtator dhe shitjet nisin në fund të muajit, por kjo nuk është hera e parë që një telefon i Apple të vonohet më shumë. Rasti i fundit ishte modeli iPhone X i prezantuar në Shtator 2017, por është hedhur në treg në Nëntor për shkak të problemeve që kishte ai model.