Mayra Ramirez është pacientja e parë me Covid-19 në SHBA që ka bërë një transplant të dyfishtë në mushkëri.⁣⁣

Ka një numër të vogël, por në rritje të pacientëve, mushkëritë e të cilëve janë shkatërruar nga koronavirusi. Shpresa e vetme e tyre për mbijetesë është transplanti i mushkërive.⁣⁣

Kështu ndodhi edhe me 28-vjeçaren. Gjëja e fundit që Mayra kujton nga dhoma e urgjencës në Spitalin Memorial të North-West në Chicago është telefonata e familjes së saj për t’i thënë se ishte infektuar me Covid-19. Ajo u tha se do të hynte në intubim, por ishte e nevojshme që nëna e saj të merrte vendim për hapin mjekësor që i duhej të kryente.

Mayra nuk u zgjua për më shumë se 6 javë. Pastaj mësoi se më 5 qershor kishte bërë transplantin. Këtë javë, më në fund, ajo u kthye në shtëpi, pas shumë javëve në spital.

"Dua që t’ju tregoj plagët",- tha ajo duke shtuar: "Sepse dua që njerëzit të shohin se çfarë i bën ky virus njeriut." ⁣⁣

Ndërhyrja konsiderohet si një masë e nevojshme për njerëzit me dëmtim fatal dhe të pakthyeshëm të mushkërive. Mjekët, natyrisht, nuk duan t’i heqin mushkëritë e një personi, nëse ka ndonjë mundësi që ato të shërohen. Por ndodh që kjo të jetë e pashmangshme.

Vitin e kaluar, rreth 2.700 pacientë kanë kryer transplant të plotë të mushkërive në Amerikë.⁣⁣