Në fund të qershorit Florjan Binaj dha në Instagram lajmin se ishte prekur nga koronavirusi. Ai shpjegoi qartë se ishte asimptomatik, por ashtu siç ishte rregulli do të karantinohej derisa të shërohej. Aktori u izolua në shtëpi dhe nuk pati kontakt me asnjë njeri për ditë me radhë, derisa testet treguan që ishte negativ.

Por, edhe pse ka kaluar një muaj që ai është shëruar nga koronavirusi, njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg. Kështu ka thënë aktori gjatë një interviste për “Pushime On Top”.

“Edhe pse ka kaluar një muaj, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë, sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, -është shprehur aktori i humorit.

Flori ka shtuar gjithashtu se kur sheh këtë gjë, kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjshmërie nga ana e njerëzve.