Një autobus linje në Paskuqan ka marrë flakë në ecje e sipër ditën e sotme. Policia ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa flakët kanë shkaktuar frikë e panik te pasagjerët.

Sipas raportimeve, shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në pjesën e motorit. Ndërsa nga pamjet e siguruara nga Ora News duket qartë se zjarri ka qenë i madh, pasi ka mbetur vetëm skeleti i autobusit.