Ndonjëherë, mjafton një përqafim i vetëm për të zbuluar shumëçka rreth partnerit tënd, rreth raportit tuaj aktual dhe si do të shkojë ai. Provoje veten tani! Zgjidh një përqafim dhe mësoje sesi i ke punët në çështjet sentimentale. Gati?

Përqafimi A
Ky konsiderohet si një përqafim i miqësisë! Nëse e zgjidhni, kjo tregon se ju e keni vështirë të hapni zemrën tuaj. Jeni shumë të kujdesshëm kur doni dhe gjithmonë i kushtoni vëmendje gjërave më të vogla. Besoni se pikat e vogla të përbashkëta me kalimin e kohës do të krijojnë dashuri të madhe. Për ju, dashuria nuk mund të jetë pa empati dhe mirëkuptim. Nëse ju pëlqen një person, prisni me durim që partneri juaj të njohë ndjenjat tuaja dhe t'i shpreh ato. Pra, nuk jeni ju e para që "hapni" zemrën!
Përqafimi B
Keni zgjedhur përqafimin e dashurisë me shikim të parë, duke dëshmuar se jeni një person jashtëzakonisht romantik dhe i ëmbël. Jeni shumë të apasionuar pas dashurisë, pasi dashuroheni me dikë nuk keni sy për askënd tjetër. Ky lloj përqafimi zbulon se ju jeni dikush qëe mund t'i zhvillojë lehtë ndjenjat e veta dhe mund të dashurojë dikë që prej kontaktit të parë. Me fjalë të tjera, ju jeni një person shumë i lehtë për t'u fituar.
Përqafimi C
Ky përqafim tregon se ju jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bini në dashuri. Një ndjenjë e sigurisë është ajo që ju kërkoni gjithmonë. Kjo ju bën që të mosbesoni vazhdimisht për gjërat dhe njerëzit përreth jush. Ju e keni të vështirë të dashuroheni thjeshte vetëm sepse nuk besoni në gjetjen e një personi që ju jep sigurinë absolute që ju kërkoni.
Përqafimi D
Ky përqafim tregon se ju mund ta gjeni lehtë ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë në marrëdhënien tuaj. Mos u shqetëso! Mund të bësh gjithçka që të pëlqen në zemrën tënde dhe të ndjehesh i lirë të bësh çfarë të duash. Por edhe për këtë, ju keni tendencë të mërziteni dhe dëshironi të gjeni një person më interesant. Çdo individ ka mënyrën e tij të shprehjes së dashurisë, nga sytë, puthja apo përqafimi dhe kjo mund të tregojë anën e tij të sinqertë të karakterit. Ndaj, mos hezito të biesh në dashuri me një person të tillë.