Në ditëlindjen e tij të 60-të, aktori Antonio Banderas njoftoi publikisht se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

"Përshëndetje të gjithëve, unë dua të bëj publike që sot, 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen e 60-të duke respektuar karantinën, pasi kam rezultuar pozitiv ndaj sëmundjes së Covid-19. Do të dëshiroja të shtoja se ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht dhe me besim në vete se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur pas indikacioneve mjekësore që shpresoj se do të më lejojnë të kapërcej infeksionin nga i cili po vuaj dhe që është duke prekur kaq shumë njerëz në të gjithë planetin”, -ka shkruar Banderas, krahas një fotografie të vetes fëmijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonio Banderas (@antoniobanderasoficial) on

Ai vazhdoi të shkruante, "Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar të bëj plane për të filluar t'i jap kuptim vitit tim të 60-të, në të cilin kam mbërritur me shumë entuziazëm. Një përqafim i madh për të gjithë".

Banderas është ndër të famshmit e fundit që ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Ndërsa rikujtojmë që Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Willson ishin personazhet e parë të famshëm që e thanë publikisht se ishin infektuar.