Një lajm i trishtë, që shenjon edhe një tjetër viktimë në radhët e policisë së Kosovës. Kështu, një efektive ka ndërruar jetë pasi ishte prekur me Covid-19, por detaji që e bën më të dhimbshëm gjithë këtë histori është pikërisht fakti se e reja ishte në pritjen e ëmbël.

Mësohet, se policja e ndjerë ishte trajtuar në Kralevë të Serbisë për pak kohë, por nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me virusin e tmerrshëm.

Baki Krelani, zëdhënësi i policisë së Kosovës, bën zyrtar informacionin se deri më tani kanë humbur jetën nga Covid-19, tre efektivë.