Në një intervistë për News 24 ish-deputetja Nora Malaj u shfaq për herë të parë pas betejës me Covid-19. Pak ditë më parë ajo rrëfeu eksperiencën e vështirë me virusin, duke treguar se e ka kaluar me simptoma shumë të rënda. Ndërsa sot, në një lidhje live, ajo ka folur më gjerësisht, duke u shfaqur me zë dhe figurë. Në pamjen e saj, Malaj reflektonte vështirësitë që ka kaluar për pothuajse tre javë, pasi dukej qartë se kishte humbur disa kilogramë.

Ajo rrëfeu se Covid-19 e ka lënë me probleme shëndetësore dhe se për 21 ditë ka humbur 6 kilogramë.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta… S’e dija që ishte Covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”, -u shpreh Malaj.

Ish-deputetja tregoi po ashtu se nga Covid-19 u prek edhe bashkëshorti:

“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë holluëes gjaku për ta përballuar. Më ka lënë disa probleme edhe te sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve.”

Në statusin e pak ditëve më parë, Malaj rrëfeu se kishte marrë mjekim intensiv me tre lloj antibiotikësh, me kortizonikë, vitamina e analgjezikë për të ulur temperaturën, ndërsa gjendja e saj u rëndua në natën e pestë dhe të gjashtë.

E prekur nga koronavirusi, Nora Malaj tregon ekperiencën e tmerrshme: Nga dhimbja më dilnin lot nga sytë