Sara Hoxha postoi sot një foto një rrjetet sociale, që është kjo këtu:

Super foto, do thoshim ne! Sara duket super në formë dhe nuk të jep përshtypjen që është mami i dy djemve. Mirëpo, një komentuese vuri re diçka tjetër – një ndryshim në tiparet e fytyrës së saj, duke theksuar se sipas saj ka humbur origjinalitetin.

“Ishe e mrekullueshme më parë dhe je e mrekullueshme tani, por ishe shumë origjinale. Tiparet në fytyrën tënde kanë ndryshuar shumë. Përkujdesja për veten si brenda dhe jashtë janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme. Ji krenare për tiparet e fytyrës që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i prodhimit në masë”, -shkruan komentuesja.

Dhe nëse menduat se Sara thjesht e kaloi komentin si shumë të tjerë, e keni gabim. Jo vetëm që nuk e la pa përgjigje, por pranoi se po, ka bërë filler e botox dhe që ato s’janë aspak të rëndësishme, pasi ajo ka trashëguar shumë gene nga prindërit e saj.

“Faleminderit! E kuptoj për çfarë po flet; Edhe unë kisha të njëjtën mënyrë të të menduarit. Unë e kam ndryshuar gjithë trupin tim që nga mosha 18-vjeçare. Unë kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi. Dyshoj se botoksi dhe fillerat janë aq të rëndësishëm. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat rroba dhe jemi në një platformë të prodhimit në masë. Pse duhet të këmbëngul të jem "origjinale" kur mund të kujdesem për diçka që do të më bëjë të ndihem më mirë me veten? Të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë, e imja ka qenë pak *juvederm", -është përgjigjur ajo.

Siç e ka thënë edhe Sara, pse të mos i bëjë kur e bëjnë të ndihet më mirë?!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

*juvederm – lloj filleri dermal me acid hialuronik të injektueshëm, që përdoret për të siguruar 9 muaj deri në një vit korrigjim të rrudhave. Përdoret gjithashtu për shtimin e vulumit të buzëve.