Miley Cyrus dhe Cody Simpson i kanë dhënë fund lidhjes pas 10 muajsh së bashku.

Një burim për People ka konfirmuar se dyshja i ka dhënë fund lidhjes disa javë më parë pas 10 muajsh romance. Lajmi u dha fillimisht nga Page Six dhe TMZ ndërsa më pas është konfirmuar edhe nga media të tjera.

Miley dhe Cody nuk i kanë kursyer dedikimet e dashurisë dhe fotot së bashku në rrjetet sociale, përgjatë kësaj kohe që kanë qenë në lidhje.

Cyrus dhe Simpson u lidhën tetor të vitit të kaluar, kur Miley nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga partneri i saj prej 10 vitesh, Liam Hemsworth dhe po shijonte një romancë me Kaitlynn Carter.

Nuk dihet arsyeja pse çifti vendosi t’i japë fund, por si për ironi të fatit, në këtë periudhë të një viti më parë Miley i dha fund martesës me Liam Hemsworth.