E dimë që shumë prej jush akoma po shijojojnë ditët e nxehta të verës, por edhe pak ditë dhe vjeshta troket. Moti bëhet më I freskët, kështu që për bikini nuk ka më vend, është gjithmonë e më e nevojshme një veshje më shumë.
Megjithatë, një veshje e cila ka nisur të përdoret që në verë e do të vazhdojë të jetë komode edhe për vjeshtën edhe ajo që njihet si “doll dress” – fustani i kukullës.
Disa prej emrave më në zë në fushën e modës kanë nisur propozimet e kësaj veshjeje qysh në fillim në pranverës, por edhe gjatë stinës së vjeshtës do ta shikoni gjithandej këtë model fustani.
Si ta kombinoni?
Është fare e thjeshtë të gjesh aksesorët e duhur për një model të tillë fustani. Madje po aq thjesht, këtë veshje mund ta bësh casual, veshje mbrëmjeje apo edhe për ndonjë takim special privat. Natyrisht, është një model ideal edhe për punën në zyrë.
Shikoni disa prej këtyre kombinimeve të propozuara nga emrat e njohur të modës dhe gjeni stilin tuaj. Vetëm që gardëroba duhet ta ketë patjetër në vjeshtë një fustan të tillë.