Një ndër lajmet kryesore që ka qarkulluar ditën e sotme në mediat online është ai i largimit të emisionit “Zonë e lirë” nga televizioni Klan. Madje, disa media thoshin se emisioni do të mbante tashmë logon e ABC News.
Mirëpo, duket se këto kanë qenë vetëm spekulime, pasi lajmin e ka mohuar vetë TV Klan, duke zbuluar edhe datën kur do të rinisë programi.
Klan ka publikuar promon e emisionit, duke bërë të ditur se “Zonë e lirë” do të rifillojë sezonin e ri më 11 shtator, aty ku është transmetuar 9 vitet e fundit, duke mos lënë më kështu vend për dyshime.
Siç është bërë tashmë traditë, "Zonë e lirë" mund ta ndiqni çdo të premte, ora 21:00, në TV Klan.
View this post on Instagram