Gjithmonë e më shumë, arkitektët dhe dizajnerët e interierit këshillojnë ta arredoni apartamentin në mënyrë personale, sepse hapësirat në të cilat banojmë çdo ditë janë vende sa emocionale, aq edhe sociale. Por, natyrisht, edhe funksionale.
Në ditët tona, shtëpia konsiderohet një vend ku pasqyrohen eksperiencat sociale të gjithsecilit, nga të cilat është e lehtë të identifikosh edhe sjelljet dhe stilin e jetës që bëjnë.
Trendet më bashkëkohore të arredimit listojnë 5 mënyra arredimi, të cilat dominojnë në arredimin e apartamenteve prej pothuaj një 5-vjeçari:
Cosy Home
Të jetosh sipas instinktit, apartamenti është një vend emocional që qëndron larg diktatit të modës ku njeriu gjen veten dhe ndihet rehat me të afërmit.
Customized Home
Është vendi i projektuar dhe i qepur sipas shijeve dhe nevojave të personave që banojnë në të. Do të thotë të jetosh në mënyrë të personalizuar çdo objekt dhe detaj të apartamentit tënd.
Wild Style Home
Për ata që duan të jetojnë në mënyrë natyrale. Arredimi frymëzohet nga natyra dhe përdor materiale si guri, druri, që përcjellin stilin rural.
Supernormal House
Të jetosh në mënyrë bazike bën të mundur të jetosh në mënyrë speciale përditshmërinë tënde. Ky është apartamenti që lehtëson përdorimin e ambienteve të banimit. Në plan të parë vendoset ana praktike dhe funksionale, por pa hequr dorë nga ana estetike.
Nomadic House
Të jetosh në mënyrë përkohshme është trendi i personave të orientuar drejt ndryshimeve të shpejta. Në këtë apartament mobiliet dhe aksesorët duhet të spostohen dhe çmontohen thjeshtësisht, në mënyrë që të krijohen gjithnjë konfigurime dhe arredime të reja.