Në fakt, është më shumë një konfirmim ai që, përmes një fotoje, tregon se Dojna Mema është në një lidhje dashurie. Moderatorja e njohur e ekranit ka postuar sot një foto, ku shfaqet e kapur për dore me njeriun e zemrës. Përshkrimi pas këtyre imazheve të zgjedhura është bindës që Dojna jeton një histori të bukur dashurie, ndonëse zbulon vetëm një copëz të njeriut që i ka rrëmbyer zemrën.

Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura.

P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, – shkruan moderatorja, por i ka të qarta “kriteret” që tashmë ia ka përmbushur njeriu misterioz, të cilin ajo nuk ka dëshirë të shfaqë në publik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura. P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise 😜

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Dojna është përmendur në showbiz-in rozë për një marrëdhënieje të mundshme me këngëtarin Vlashent Sata, pasi u bë pjesë e klipit të tij “Copëzat”. Vetë moderatorja nuk i konfirmoi asokohe aludimet për këtë romancë, por preferoi të mos fliste. Nuk dihet nëse dora në këtë foto është e Vlashentit, por ajo që dihet me siguri është që Dojna është e lumtur dhe fotot e tregojnë këtë mjaft mirë.