Burime të afërta për emisionin e mëngjesit në televizionin T7, kanë bërë të ditur dje lajmin se Genta Ismajli është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Si provë nga disa media po përdoret kjo foto, ku sipas tyre barku i rrumbullakosur duket qartë.

Mirëpo, ka diçka që nuk përputhet. Nëse këngëtarja është në muajin e dytë të shtatzënisë, barku nuk do të ishte ende i dukshëm.

Kështu që, derisa këngëtarja ta konfirmojë (ose mohojë) lajmin, nuk mund të themi asgjë me siguri.

Për më tepër që edhe vitin e kaluar u përfol për një shtatzëni të mundshme të Gentës, nisur nga disa foto që sërish sipas portaleve dhe komentuesve virtualë “tregonin barkun e rrumbullakosur”.