Jemi fiks në mes të muajit shtator, por vera duket se nuk ka ndër mend të shkojë. Edhe për disa ditë, të paktën, ende jo. Temperaturat e larta vazhdojnë të dominojnë në të gjithë vendin dhe fotot nga plazhet, po ashtu, vazhdojnë të ruajnë të njëjtin ritëm.

Gjithsesi, revista Class ka klasifikuar disa nga fotot e dërguara në adresën e saj dhe ju fton të votoni të preferuarën tuaj. Në fund, pas votimit, fituesja do të përfitojë një dhuratë nga “Class Hair and Make-up.”

Klikoni mbi çdo profil të këtij koleksioni dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.