Zhvillimi i aftësive digjitale duhet të jetë një nga fokuset kryesore të kohëve moderne. Shkollat duhet të sigurohen që studentët të jenë të aftë për të mësuar se si të identifikojnë burimet e besueshme të informacionit dhe t'i përdorin këto burime për kërkime të temave të ndryshme akademike. 

Një projekt hulumtimi 5-vjeçar nga Universiteti prestigjoz i Michigan (MIT) tregon që shkrim-leximi digjital është një tipar thelbësor për çdo individ që synon të arrijë sukses në karrierë në të ardhmen. Aftësi të tjera për suksesin e nxënësve në të ardhmen përfshijnë të qenit një udhëheqës i ekipit dhe të dish të bashkëpunosh me të tjerët me sukses. Ky informacion u sigurua nga pyetësorët e 20,000 drejtuesve të biznesit, menaxherëve dhe analistëve të anketuar gjatë projektit. Statisktikat nga ky studim treguan se, përgatitja e plotë e studentëve për të ardhmen kërkon që ata bëhen jo vetëm qytetarë digjitalë, por edhe drejtues digjitalë.

Studentët e sotëm do të kalojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tyre në internet në të ardhmen. Në mënyrë që studentët të bëhen lidera digjitalë, mësuesit duhet të inkurajojnë bashkimin e aftësive kompjuterike dhe atyre të komunikimit. Nëse studentët bashkojnë aftësinë e lidershipit me njohurinë digjitale, ata mund të arrijnë sukses në jetë dhe karrierë sepse këto aftësi janë të rëndësishme për punësim. 

Për të ndihmuar studentët në fushën e aftësive kompjuterike, mësuesit mund të ndërmarrin disa hapa të rëndësishëm. Për shembull, mësuesit mund të organizojnë projekte kërkimore dhe të organizojnë nxënësit në grupe. Këto projekte përmirësojne aftësinë e nxënësve për të kërkuar burime informacioni dhe për të bashkëpunuar me individë të tjerë. Detyrat që përfshijnë hulumtimin online, u japin mundësinë studentëve të të gjitha niveleve të zgjerojnë njohurinë e tyre për tema nga më të ndryshmet. Të lexuarit e artikujve të ndryshëm online u jep nxënësve perspektiva të reja në tema politike, shoqërore apo edukative. Këto perspektiva janë të dobishme në krijimin e identitetit të secilit student. 

Përparimet në teknologji sigurojnë burime digjitale për kurrikulat e arsimit, të cilat kontribuojnë dukshëm në mësimin e shkrim-leximit digjital. Për shembull, kur studentët kanë në dispozicion mjete digjitale për detyrat e të shkruarit, ata kënaqen kur krijojnë prezantime multimediale që përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit.

Njohuria në ditët e sotme duhet të shkojë përtej zhvillimit të aftësive të leximit dhe shkrimit. Institucionet edukative duhet të promovojë aftësinë digjitale, e cila nxit mendimin kritik, të mësuarit jashtë klasës dhe të komunikimit në mënyrë efektive. Imagjinatat e fëmijëve lulëzojnë dhe rriten kur ata ekspozohen me inovacione teknologjike sepse ky ekspozim i përgatit ata për botën e së ardhmes.