Çdo ditë e më shumë barku rritet dhe Sara me Ledrin po i afrohen ditës kur do të kenë në krahë vogëlushen e tyre të parë. Për Sarën, deri tani, nuk ka qenë aspak e vështirë të bëjë modelen e Instagramit, me të gjitha fotot e mundshme, duke u treguar fansave të saj se është në formë të shkëlqyer, edhe në këtë periudhë të sikletshme të pritjes së ëmbël.
Në fakt, nuk është tamam kështu. Në fotot e fundit që ka postuar në profilin e saj, edhe pse shkruan në përshkrim “Mund të mendoni se është më e vështirë për mua të pozoj tani…”, Sara rrëfen edhe sikletet e pritjes së ëmbël pak më poshtë.
Ndërsa njëra nga ndjekëset, e cila gjithashtu përjeton pritjen e ëmbël, kërkon të dijë nëse Sara ka ndonjë shqetësim shtatzënie: “Shqetësime shtatzënie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqëm të shkretët, të vjella, vapë, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ekografi dhe analiza….”
Sigurisht, edhe Sara nuk bën përjashtim nga këto shqetësime të vazhdueshme dhe të ëmbla njëkohësisht: “Kam, si jo. Mesi më këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat, mos më fol, se stresi dhe qejfi më i madh aty qenkan bashkë, vapë sa të duash… por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf, jo për hall”.
Megjithatë, asgjë nuk krahasohet me atë që pritet të vijë së shpejti. Ledri dhe Sara janë shumë të lumtur në këtë fazë të ëmbël. Reperi i njohur tregoi disa ditë më parë si e ka ndryshuar e vogla pa ardhur ende në jetë. Ai zbuloi madje se, së shpejti, çifti do të organizojë edhe një dasmë.