Cikloni ka përfshirë Mesdheun dhe ka mbërritur edhe në brigjet greke, duke shkaktuar erëra të forta dhe stuhi. Por si do të ndikojë ky ciklon në vendin tonë? Edhe pse Shqipëria nuk do të preket nga cikloni, sërish ai do të ketë ndikim në kushtet atmosferike në vendin tonë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme.

Në zonat malore temperaturat do të varijojnë nga 13º në 25ºC;

Në zonat e ulëta nga 21ºC në 33ºC;

Në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Parashikimi për çdo qytet paraqitet në tabelën e mëposhtme: