Egla Harxhi është rikthyer në vëmendjen e publikut pas ribashkimit me partnerin e saj Alexandre de Basseville. Megjithëse për një kohë të gjatë të ndarë, çifti kanë kaluar disa javë pushime bashkë dhe kanë vendosur ta mbajnë të ndezur zjarrin e dashurisë.

Edhe pse, nga “Rudina”, një vit më parë, Egla deklaroi se raporti mes tyre kishte marrë fund për shkak të ndryshimit të prioriteteve, pasditen e sotme, sërish nga i njëjti program, ajo deklaroi se marrëdhënia me fotografin Jarl Alexandre de Basseville është në ditët më të lumtura të saj.

Siç tha ish-Miss Shqipëria 2007, gjërat kanë ndryshuar, janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë verë kanë kaluar pushimet më të bukura. Tashmë, i kanë hedhur pas të gjitha problemet me njëri-tjetrin dhe komunikimi mes tyre ka qenë çelësi i gjithçkaje.

Çdo çift ka ato momentet e tyre të vështira që nëse i kalon, bëhen edhe më të forta. Në rastin konkret ne kemi kaluar disa momente të vështira, por kemi një forcë shumë të madhe bashkë që është komunikimi. Që do të thotë, sado larg të jemi, kemi një forcë komunikimi edhe në largësi, pa folur. Kjo është një pasuri për një marrëdhënie. Sido që të jetë puna, çdo gjë zgjidhet me komunikim dhe çdo problematikë zgjidhet duke folur. Ne e kemi të fortë këtë pjesë dhe tani jemi më të fortë se kurrë dhe patneriteti është bërë shumë më i fortë.