Nëse do të dish cili është çaji që kryen njëkohësisht dy funksione – edhe të ndihmon të flesh, edhe të shijon, më poshtë ka lajme të mira dhe të këqija.

Lajmi i keq është se nuk ekziston asnjë evidencë shkencore, e cila të thotë se ndonjë lloj çaji në veçanti të ndihmon për të të zënë gjumi. Ndërsa lajmi i mirë është që mungesa e provave mund të jetë për shkak të mungesës së një hulumtimi se sa mungesë për efektin që jep çaji.

Në këtë artikull, janë të renditur disa lloje çajrash të cilat janë më popullore dhe njihen për efektet e tyre të qetësimit, siç janë çajrat e luleve apo bimëve.

Dhe nëse shumë studiues thonë që çaji nuk ndihmon për të qetësuar, miliona njerëz në botë thonë të kundërtën.

Bimët që ndihmojë për t’u qetësuar:

Kamomili

Kamomili është natyrisht superstari i natës. Për të ka shumë pak prova që ka efekte qetësuese, por miliona njerëz në botë e kanë zgjedhur për ta pirë para gjumit. Mund ta gjesh shumë lehtë lulen e kamomilit nëpër markete ose ta thash vetë.

Livando

Tradicionalisht, livando është përdorur për pushim dhe relaks. Theksohet se një nga cilësitë më të mira është çaji, që kontribuon edhe në humor. Çaji i livandos mund të bëhet një ritual i këndshëm i mbrëmjes. Nëse e do parfumin e saj, shto disa pika vaj esencial ose lëre një qese me lule livando rreth vetes. Aroma e lules do të qetësojë nga stresi dhe ankthi.

Mente

Në një studim të kohëve të fundit, ka dyshime edhe për efektet qetësuese të çajit nga gjethet e mentes, por ende besohet gjerësisht, ashtu si edhe për kamomilin, se një ndër efektet e tij është qetësimi para gjumit. Përveç kësaj, besohet se çaji i mentes të qetëson edhe problemet me stomakun.