E hëna është mëngjesi perfekt për t’i dhënë vetës disa minuta gjumi më shumë dhe për të pakësuar kohën e kujdesit ndaj veshjeve, flokëve apo edhe makijazhit. Prandaj, për fillimin e mbarë të një jave apo edhe për të pasur më shumë lehtësi, thjeshtësi dhe komoditet në një ditë të gjatë pune, ju rekomandojmë një nga këto modele, mëse të përshtatshme për ditën e sotme.

Flokë gjysmë të kapur

Një model i përmirësuar i flokëve të kapura bisht dhe është gjithashtu shumë i thjeshtë. Për më tepër, nuk ju merr aspak kohë.

Flokë të kapur ‘rrëmujë’

Nuk keni nevojë të harxhoni pafund kohë për të krehur flokët, kur ky model ju mbulon çdo defekt që mund të keni këtë ditë dhe nga njëra anë është edhe shumë shik.

Flokë të kapur gërshet

Pak a shumë. Nëse nuk jeni një profesionist në kapjen e gërshetit, provoni këtë model të thjeshtë dhe të rehatshëm.

Gërshet i lidhur

Mos u shqetësni nëse s’keni flokë me volum apo edhe nëse nuk e keni përdorur piasterin sot. Ky model është i duhuri për të treguar një stil të thjeshtë.

Flokë të kapur bisht

Një model që mund ta kombinoni edhe me një veshje zyrtare për në punë, mjafton që t’i jepni pak volum flokëve.