Emmy-t e këtij viti u organizuan ndryshe nga çdo vit tjetër, pasi u realizuan në kohë pandemie, Emmy 2020 ose "pand-emmy", siç e quajti drejtuesi Jimmy Kimmel, ishte një spektakël i pazakontë, pasi një audiencë e pranishme në sallë ishte diçka thjesht e pamundur.

Në fakt, në rrjetet sociale të gjithë u hutuan kur panë se shfaqja u hap me një sallë të populluar dhe publiku qeshte me batutat e Kimmel.

Kamera u zhvendos te disa të ftuar si Oprah, Gwyneth Paltrow, Lorne Michaels, Lin Manuel Miranda dhe shumë të tjerë që qeshnin teksa Kimmel bënte hapjen e ceremonisë. Të gjithë u hutuan, duke menduar se audienca nuk shqetësohej aspak për mbajtjen e maskave â??â??apo për të ruajtur distancën sociale.

Më vonë, Kimmel zbuloi se bëhej fjalë për pamje të vjetra dhe tregoi audiencën e vërtetë, e cila përbëhej nga rreshta vendesh bosh dhe prerje kartoni të të nominuarve si Regina King dhe Hugh Jackman. Ai më pas tregoi një dhomë plot me të nominuarit e vërtetë në ekranet e Zoom nga shtëpitë e tyre.

Të nominuarit qëndronin në dhomat e tyre të ndenjes, kuzhinat apo zyrat e shtëpisë, duke ndjekur spektaklin dhe duke pranuar çmimet. Mirëpo, edhe pse pjesëmarrja e tyre ishte virtuale, VIP-at nuk mund të “paraqiteshin” në Emmy me rroba dosido. Edhe pse tapeti i vetëm që mund të shkelnin ishte ai i shtëpisë së tyre, VIP-at sërish shkëlqyen.

Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Courtney Cox

Zendaya

Billy Porter

Elton John

H.E.R.

Alex Borstein

Yvonne Orji 

Trevor Noah

Octavia Spencer

Sterling K. Brown