Disa orë më parë Loredana ka publikuar një foto me gruan zvicerane, e cila së bashku me bashkëshortin e akuzonin reperen për zhvatje parash. Loredana dhe Petra shfaqen të qeshura në një foto të shkëputur nga një videocall, duke përshëndetur njëra-tjetrën.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por duket se pas gjithë zhurmës dhe debatit mediatik, Loredana dhe Petra kanë bërë paqe.
View this post on Instagram
“01.09.2020”, -shkruan reperja në foton e postuar vetëm dje, duke lënë të kuptohet se prej ditësh ajo dhe gruaja zvicerane e kanë rregulluar marrëdhënien mes tyre.
Gjithashtu online po qarkullon edhe një video e Loredanës dhe Petrës, ku shfaqen në një restorant, duke drekuar të qeta dhe të buzëqeshura me njëra-tjetrën.
View this post on Instagram
Duket se drama mori fund!