Profesionistë të ndryshëm për ngjyrat e flokëve shprehen se kur temperaturat bëhen më të ftohta, klientët bëhen më të ngrohtë. Nëse pranvera dhe vera janë stinët e flokëve biondë deri në platin, vjeshta dhe dimri janë stinët e ngjyrave më të ngrohta duke filluar nga e kuqja e deri te çokollata dhe e zeza.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup) on

Ndërsa këtë vjeshtë ngjyra që do të mbizotërojë është ngjyra e kuqe në të gjitha nuancat e saj. Duket se tani, më shumë se kurrë, njerëzit po guxojnë në pamjen e tyre duke u orientuar drejt ndryshimit. Me ndërrimin e stinëve, është mirë të ndryshohet edhe pamja. Kujt nuk i pëlqen të ndihet gjithmonë e freskët dhe ndryshe, duke eksperimentuar me pamjen? Por përpara se të vendosni për një ndryshim kaq të rëndësishëm sa është ngjyra e flokëve, filloni të bëni disa kërkime.

Ajo çfarë është më e rëndësishme është gjetja e vendit të duhur dhe më pas gjetja e ngjyrës që ju frymëzon dhe përshtatet më shumë me ju.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup) on

Nëse vendosni të përqafoni trendin e sezonit dhe zgjidhni ngjyrën e kuqe për flokët tuaj, duhet të keni parasysh një fakt të rëndësishëm: flokët e kuq kanë tendencën të zbehen shpejt bazuar sa shpesh i lani apo stiloni. Rrjedhimisht flokët e kuq kërkojnë maska të shpeshta për shkëlqim dhe për rifreskim toni.

E kuqe ombre

Por pavarësisht mirëmbajtjes që kërkon, ngjyra e kuqe mbetet një ngjyrë tunduese dhe tërheqëse që ju bën të bini menjëherë në sy.

E kuqe qershie

Nëse keni nevojë për këshilla rreth ngjyrës apo mirëmbajtjes së flokëve, kontaktoni me Class Hair & Make Up në këtë numër telefoni, +355696095693 ose duke shkruar një mesazh në faqen në Instagram @class_hair_makeup.

E kuqe + kafe = lejla e thellë
Gështenjë e flaktë