Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë fundjavën që lamë pas. Ata kanë mirëpritur një vajzë "të shëndetshme dhe të bukur". Lajmin çifti e ka bërë të ditur vetëm pak orë më parë, përmes dy fotove të postuara në profilet e tyre në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Zayn ndau një foto bardh e zi të dorës së vogël të vajzës që shtrëngon gishtin e tij. Krahas imazhit ai shkroi:
“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Për ta vërtetuar me fjalë se si po ndihem tani do të ishte diçka e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që u prezantova me të, krenar për ta quajtur timen dhe falënderues për jetën që do të kemi së bashku.”
View this post on Instagram
Përkrah një fotoje të ngjashme me atë të Zayn, Gigi shkroi:
“Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe tashmë ka ndryshuar botën tonë. E dashuruar me të.”
View this post on Instagram
Supermodelja konfirmoi se ajo ishte në pritje të ëmbël në prill, ndërsa u shfaq në Tonight Shoë me Jimmy Fallon. Çifti janë lidhur për herë të parë në fund të vitit 2015 dhe prej atëherë kanë pasur një lidhje me ulje-ngritje.
View this post on Instagram