Moderatorja sportive Vilma Masha solli në jetë vajzën e saj Sea në dhjetor të vitit te kaluar. Vilma e bëri lajmin publik përmes rrjeteve sociale, por nuk na prezantoi me të bijën. Ndërsa së fundmi, në një kopertinë të realizuar për revistën Star People, Vilma ka ndarë për herë të parë portretin e voglushes.

Të veshura matchy-matchy, Sea pozon përkrah së ëmës si një modele e vërtetë.

Gjatë intervistës, Vilma është shprehur se ardhja në jetë e së bijës e ka ndryshuar totalisht jetën e saj. Duke qenë një njeri që e donte shumë gjumin, iu desh të ndryshonte gjithë rutinën dhe oraret, duke hequr dorë edhe nga gjumi.

“Ardhja e një fëmije në jetë patjetër që të ndryshon, të bën shumë më të ndjeshme, më të përgjegjshme, më të lumtur. Është një krijesë aq e vogël që ka nevojë 24 orë për përkujdesjen tënde. Ndjesia e një fëmije është katërcipërisht ndryshe nga ndjesitë e tjera, është padiskutim dashuria më e madhe”, -është shprehur ajo.

Si një mama e re, Vilma dëshiron vetëm që Sea të rritet e shëndetshme dhe nuk do t’i imponojë asaj ëndrrat dhe dëshirat e veta.

“Dëshiroj që rritet e shëndetshme dhe e lumtur. Kjo është e para, ndërsa për me tej të them të drejtën nuk kam menduar, po shijoj në maksimum çdo fazë të saj. Por edhe në të ardhmen nuk do të doja që unë t’i imponoja asaj ëndrrat apo dëshirat e mia. Por më duket shumë shpejt për te folur për këtë pasi Sea është vetëm 9-muajshe.”

Ndërsa sa i përket shtimit të familjes, moderatorja është shprehur se në të ardhmen nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por momentalisht është përqëndruar te rritja e Seas.