Selena Gomez iu nënshtrua dy procedurave të komplikuara të transplantit të veshkës në vitin 2017. Ajo rrëfeu sa e vështirë ishte kjo procedurë për të dhe mikeshën e saj asokohe.

Kur këngëtarja njoftoi për herë të parë fansat për kryerjen e transplantit të veshkës falë shoqes së saj, Francia Raisa, ajo postoi një foto ku të dyja gjendeshin të shtrira në krevatet pranë njera tjetrës, si edhe shenjën që kishte në barkun e saj.

Por rrallëherë e ka treguar shenjën tjetër që ka në pjesën e brendshme të kofshës, që ka ardhur si pasojë e një ndërhyrjeje urgjente për shkak të një komplikacioni.

Ndërsa në një postim të fundit në Instagram ajo ka shfaqur gjithë vetëbesim këtë shenjë që ka mbetur e dukshme në trupin e saj.

“Kur bëra transplantin e veshkave, mbaj mend që ishte shumë e vështirë në fillim të tregoja shenjën time. Nuk doja që ajo të dukej në foto, kështu që vishja gjëra që e mbulonin atë”- shprehet Gomez në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

Ajo gjithashtu thotë se tani ndihet më e sigurt për atë çka është dhe çfarë ka kaluar, si dhe ndihet krenare për këtë.