Një javë pasi këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, u kap në pikën kufitare të Morinës me dy armë që mbante në çantë, nuk ka ende një vendim përfundimtar. Gjatë kësaj kohe, në pritje të një vendimi të dytë nga gjykata, Fjolla është e detyruar të qëndrojë në një banesë me qira në Kukës, nën masën “arrest shtëpie”.
Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi Q7”, të shtunën e kaluar, e shoqëruar nga dy persona të tjerë. Gjetja e dy pistoletave i kushtoi asaj masën “arrest shtëpie” nga gjykata.
Gjatë kësaj jave, Fjolla është e detyruar të qëndrojë brenda një banese në Kukës, nga e cila është fotografuar ditët e fundit duke komunikuar në telefon e duke u marrë me vajzat e saj.
Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Prive, këngëtarja shfaqet krejt ndryshe nga ç’duket në ekran, e shkujdesuar dhe e përqëndruar në telefonin e saj.
Këto foto të shkëputura nga një moment kur këngëtarja del në dritare tregojnë qartë që Fjolla po e respekton me rigorozitet vendimin e gjykatës së Kukësit, derisa të vendoset përfundimisht ç’vendim do të merret për të.
Pas gjyqit të saj të martën, Fjolla u la në arrest shtëpie deri në një vendim të dytë. Mbi të rëndon akuza e trafikut të armëve dhe municioneve, që dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.