Ajo është një nga protagonistet e televizionit në Shqipëri, mirëpo jetën private preferon ta mbajë larg televizonit dhe mediave në përgjithësi, edhe atyre sociale. Ilva Taren e njohim si profesioniste, por shumë pak dimë për të si mama. Kemi mësuar diçka tek-tuk nga intervistat e saj, por duket se nuk i pëlqen ta ekspozojë shumë familjen.
Mirëpo, në raste të veçanta Ilva na dhuron disa portrete të ëmbla familjare. Hera e fundit ishte për ditëlindjen e vajzës së saj, Melody, kur postoi në rrjetet sociale një foto me të voglën, bashkëshortin, Eduart Selami dhe me djalin Thomas.
View this post on Instagram
Ndërsa sot është ditëlindja e Thomas dhe sigurisht që nuk mund të mos e ndante me ndjekësit. Kësaj radhe jo një foto formale, por disa shkrepje dhe video aq spontane sa të shkrijnë zemrën.
Në videon e parë shfaqet Thomas, në foton e dytë shfaqet me të motrën Melody, në të tretën në krahët e të atit dhe në foton e fundit me mami Ilvën. Në asnjë prej këtyre postimeve nuk mungon buzëqeshja karakteristike e vogëlushit.
“Thomas bën 3 vjeç. Zoti ekziston!” –janë fjalët me të cilat Ilva ka shoqëruar postimin.
View this post on Instagram
Urojmë që të shohim sa më shumë postime të tilla të mbushura me dashuri në Instagramin e Ilvës.