Covid-19 nuk ka preferenca dhe nuk kursen as specialistët, që, më mirë se të gjithë, e njohin rrezikun e kësaj sëmundjeje infektive.
Së fundi, edhe shefja e Epiedemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është infektuar me Covid-19.
Top Channel ka mësuar se Bino është shtruar në Spitalin Infektiv prej tri ditësh. Besohet se ajo është infektuar nga një kontakt i afërt familjar me virusin Sars-Cov-2.
Bino ka qenë një nga mjeket më të angazhuara për situatën e Covid-19 në vendin tonë, duke këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët.